Nelson Hysa, i pathyeshëm! Gjunjëzon në më pak se dy raunde kundërshtarin me KO
23/11 07:20
Jose Mourinho është emëruar si trajneri i ri në stolin e Tottenham, pasi Mauricio Pochettino u shkarkua dje për shkak të rezultateve të dobëta.
Ai do të ketë një kontratë deri në fund të sezonit 2022-23 pas një vorbulle 48 orëshe në klubin londinez.
Mourinho, i cili do të marrë pothuajse dyfishin e pagës së paraardhësit të tij Mauricio Pochettino me 15 milion £ në vit, tha: ‘Jam i gëzuar që po bashkohem me një klub me një trashëgimi kaq të madhe dhe mbështetës të tillë pasionantë.
‘Cilësia si në skuadër ashtu edhe në akademi më emocionon. Puna me këta lojtarë është ajo që më ka tërhequr ’.
Top Channel