Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri është deklaruar lidhur me vonesat për formimin e Qeverisë së ardhshme të Kosovës, në kohën kur në QNR ende nuk ka përfunduar rinumërimi i votave me kërkesë të PZAP-it.

Ai përmes një statusi në Facebook porosit të gjithë ‘që të mos kenë dert, pasi nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar’.

Haziri thotë se LDK dhe VV kanë arritur pajtueshmëri për sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe politikave terciale, por që arsyeja e vetmeve e vonesave për formimin e qeverisë është çështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit.

“Nuk bëhet fjalë për ndarje të ‘kulaçit’”, porosit Haziri, duke iu referuar mundësisë së mos pajtimeve rreth ndarjes së posteve ministrore ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje gjatë bisedimeve të deritanishme që kanë pasur grupet e tyre punuese./KosovaPress/

Top Channel