“Erozioni po përshpejtohet”/ Flasin ekspertët pas baticës së fundit në Adriatik

20/11/2019 14:17

Banorët e zonës  e mbajnë mend deri ku shkonte brezi ranor dhe pylli me pisha i Shëngjinit, por të gjithë e dinë se me këto ritme erozioni deti do t’i marrë tokës çdo gjë në pak vjet.

Ekspertët e mjedisit madje thonë se kjo do të ndodhë më shpejt nga c pritej sepse po shtohen baticat e pazakonta. pak ditë më parë edhe bregdeti i Shëngjinit u përfshi nga  një batizë e madhe.

Jak Gjini, shpjegon se gjatë dekadës së fundit erozioni sa vjen e po bëhet më agresiv.

Dëmet sipas eksperteve janë të pariparueshme ndaj masat duhen marrë për të  frenuar përparimin e detit në të ardhmen.

Top Channel