Furnizuesi gjerman i pjesëve të automjeteve Continental do të zvogëlojë aktivitetin në disa sektorë prodhues.

Rregullat më të rrepta të emetimeve kërcënojnë kërkesën për komponentët e motorit me djegie të brendshme, duke rezultuar në humbjen e rreth 5,040 vendeve të punës deri në vitin 2028, transmeton KosovaPress.

Furnizuesi global i pjesëve të automjeteve, i cili punëson më shumë se 240,000 punëtorë, është goditur nga rënia e kërkesës për vetura të pasagjerëve dhe zhvendosja nga naftë dhe benzinë në makina elektrike, sipas Reuters.

Continental deklaron se rreth 520 vende pune do të humbasin pasi kompania të mbyllet në Roding, Gjermani, e cila prodhon komponentë hidraulikë për motorët me benzinë dhe naftë, në 2024.

Edhe 850 vende pune janë në rrezik në fabrikën e kompanisë Limbach-Oberfron, pasi prodhimi i përbërësve të injektimit me naftë do të përfundojë në vitin 2028, me 2,200 vende pune të tjera që rrezikohen të mbyllen në qytetin gjerman të Babenhausen.

Në qytetin amerikan të Newport News, 720 vende të tjera pune do të humbasin, sepse në vitin 2024 prodhimi i përbërësve hidraulikë për motorët me benzinë do të pezullohet atje.

750 vende pune janë të kërcënuara në Piza të Italisë, pasi prodhimi i komponentëve për motorët me benzinë do të pushojë deri në vitin 2028, tha Continental.

Kompania gjithashtu ka njoftuar fillimin e negociatave me përfaqësuesit e punëtorëve në objektin e Continental në Ruby, Spanjë, e cila punëson rreth 760 njerëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA