Mesfushori i Juventusit Emre Can ka pranuar se nuk është i lumtur në Juventus.
Futbollisti gjerman nuk po arrin të luajë në çdo ndeshje siç luante sezonin e kaluar dhe nuk është thirrur nga Maurizio Sarri në Ligën e Kampionëve.
Ai ka thënë se nuk është i lumtur me situatën momentale, pasi nuk po arrin të luajë, transmeton KosovaPress.
“Jam lojtar i Juventusit. Nuk jam i gëzuar me situatën, por do të vazhdojë të punojë dhe të provojë të ndryshojë situatën. Asnjë lojtar nuk është i lumtur kur nuk luan dhe kjo është situata ime momentale në Torino. Në janar do të mendoj për gjërat që kanë rëndësi. Ndihem i sigurt në Juve, por situata duhet të ndryshojë”, deklaroi ai.
Can mbetet i lidhur me një kalim në Manchester United ose Bayern Munich.
Top Channel