Komisionerja e BE-së uron Kurtin për fitoren, Kos kërkon kompromis mes forcave politike në Kosovë: Tani duhet të bashkohen
08/06 20:58
Iniciativa për Progres (INPO) dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të Projektit “Kërko drejtësi: Fuqizimi i qasjes në drejtësi në Kosovë”, me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan sot organizon tryezën me temë “Prokurimi sinonim i korrupsionit”.
INPO dhe IKD gjatë kësaj tryeze do të prezantojnë raportin “Prokurimi i ‘përligjur’ në komunat e Kosovës: Raport i monitorimit të prokurimit publik në komunat e Republikës së Kosovës”.
Ky raport vjen si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit të aktiviteteve të prokurimit në të gjitha komunat e Kosovës.
Ky raport përmban gjetjet, konkluzionet dhe rekomandimet konkrete rreth prokurimit të komunave.
Top Channel