Kthimi i luftëtarëve të ISIS/ I dërguari i Trump: Duhet të punohet për integrimin e tyre në shoqëri

19/11/2019 00:53

Ambasadori Sam Bronwback i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për Liritë Fetare në Botë, i pyetur nga Top-Channel, se çfarë qasje, duhet të ketë qeveria shqiptare me gratë dhe fëmijët në kampin Al-Hawl në Siri, e vendos theksin tek procesi ç’rrënosjes së radikalizimit.

“Është një çështje e vështirë. Unë e cilësoj aspak të lehtë. Vëndet duhet të fokusohen shumë në këtë në mënyrë intensive. Është diçka që ata duhet të merren. E gjithë bota duhet ta trajtojë këtë, e them me sinqeritet të plotë. Jam i sigurtë se ju do të bëni një punë të mirë për këtë.

Luftëtarët që kthehen në vendet e tyre duhet të integrohen në shoqëri. Duhet te zvishen nga mentaliteti kriminal dhe destruktiv. Dhe kjo duhet bërë duke i sjellë ata në shoqëri”- tha Sam Bronwback.

Nga konferenca ndërkombëtare “Feja si një Instrumet për Paqen” organizuar nga presidenca dhe departamenti Amerik i Shtetit, presidenti Ilir Meta për herë të parë, foli edhe për fëmijët dhe gratë shqiptare në Siri, duke e quajtur këtë një sfidë të përbashkët rajonale.

“Ka edhe kampe të tjera në të cilat ndodhen me dhjetëra gra dhe fëmijë shqiptarë dhe nga vendet e tjera të rajonit tonë. Duhen ngritur urgjentisht qendra të rehabilitimit për t’u kujdesur dhe për t’u siguruar që persona të tillë të integrohen në shoqëri dhe të rehabilitohen nga traumat e përjetuara.

Viktimat e këtij fenomeni duhen të identifikohen, duhet të mbrohen e përkrahen dhe të ndihmohen në mënyrë që të bëhen pjesë e jetës normale, pranë familjes së tyre, dhe të integrohen në shoqëritë tona në mënyrë dinjitoze”- tha Meta.

Monsinior George Fredo arkipeshk i Tiranës dhe Durrësit i tha Top-Channel, duhet mikpritje e falje për fëmijët, gratë dhe luftarët shqiptarë në Siri.

“Natyrisht duke larguar çdo rrezik që të krijojnë një formë intolerance ose terrorizmi këtu. Dashuria jonë duhet të shprehet konkretisht duke bërë çdo përpjekje që ata të kthehen e duke i ndihmuar se kanë nevojë edhe për solidaritet e për dashuri e për falje nëse ka nevojë”- tha George Fredo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA