Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola është impresionuar nga mesfushori i Interit, Stefano Sensi.

Sensi është në formë të shkëlqyer me “neurazurët” dhe ka impresionuar të gjithë.

Kjo gjë ka bërë që të fitojë vëmendjen e teknikut spanjoll, transmeton KosovaPress.

Sensi u huazua gjatë afatit veror nga Interi dhe klubi italian po shpreson ta kompletojë transferimin e tij në fund të sezonit.

Ndryshe, Sensi këtë sezon ka arritur të shënojë tre gola dhe të bëjë tri asistime.

Top Channel