Në Grykën e Rugovës  sot është bërë inaugurimi i Urës Tibetiane, e cila është ura më e gjatë në Gadishullin Ballkanik me gjatësi 41 metra dhe lartësi 60 metra.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe drejtoresha për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Pejës, Xhenet Syka kanë inauguruar projektin “Ura Tibetiane” dhe Via Ferrata “Marimangat” në Grykën e Rugovës në kilometrin e 6-të, transmeton Telegrafi.

Ky inovacion turistik është projekt kapital i financuar nga Komuna e Pejës – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat dhe implementuar nga Shoqata e Alpinistëve “Marimangat e Pejës”.

Drejtoresha Syka i përshëndeti të pranishmit dhe ndër të tjera tha: “Jeni dëshmitarë në promovimin e një inovacioni të jashtëzakonshëm, i cili sipas normave dhe strukturës është produkti më unik në Pejë dhe rajon quhet “Ura Tibetiane”, ku duhet të kalohen 80 shkallë për t’u hapur pista dhe vendkalimi për Via Ferratën më të re, e cila gjithashtu promovohet sot është Via Ferrata “Marimangat”. Kjo e begaton pakon e integruar të turizmit aventurier dhe e rrit potencialin turistik në komunën tonë”.

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA