Blaugranët janë të gatshëm ta shesin mesfushorin Ivan Rakitic në afatin dimëror.

Futbollisti kroat nuk është i lumtur në “Camp Nou”, pasi nuk po arrin të luajë në formacionin e parë që nga transferimi i Frenkie de Jong në verë.

Lojtarit i përfundon kontrata në vitin 2021 dhe gjiganti spanjoll dëshiron ta shesë në mënyrë që të fitojë para, transmeton KosovaPress.

Atletico Madrid, Inter, Juventus dhe Manchester United janë të lidhur me Rakitic që disa muaj.

Vlera e tij pritet të jetë rreth 50 milionë euro.

Top Channel