“Arnold, mbrojtësi i krahut më i mirë tek Anglia”

19/11/2019 11:05

Ish-lojtari i Liverpoolit, Glen Johnson ka thënë se Trent Alexander-Arnold është mbrojtësi më i mirë i krahut të djathtë tek Anglia.

Futbollisti anglez dje luajti mjaftë mirë në fitoren ndaj Kosovës, ndeshje e cila ishte e fundit për kualifikimet në Euro 2020.

Për momentin, Arnold është lojtari më me së shumti eksperiencë te “Tre Luanët” me 100 paraqitje te Liverpool në moshën 21-vjeça1re.

Johnson ka thënë se lojtari është më i mirë për këtë pozicion, transmeton KosovaPress.

“Trent Alexander-Arnold është më i miri. Për momentin është shumë larg nga të tjerët”, deklaroi ai.

Për këtë pozicion në përfaqësuesen angleze po garojnë mbrojtësi i Atletico Madrid, Kieran Trippier dhe ai i Manchester Cityt, Kyle Walker.

Top Channel