Ajax ka hequr dorë nga shitja e mesfushorit Donny Van de Beek.

Futbollisti holandez nga vera e kaluar ishte i lidhur me një kalim në “Santiago Bernabeu” dhe pritej që transferimi të ndodhte në afatin dimëror.

Presidenti i “Los blancos”, Florentino Perez, është fans i madh i lojtarit dhe e sheh atë si zëvendësim adekuat për mesfushorin Paul Pogba.

Sipas mediave holandeze, Ajax e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta lejojë të largohet Van de Beek në afatin dimëror.

Gjiganti holandez dëshiron që futbollisti holandez të luajë gjatë tërë sezonit dhe të shitet verën e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA