Agjenti i Guardiola flet për të ardhmen e klientit të tij
19/11/2019 11:19
Agjenti i Pep Guardiola, Josep Maria Orobitg, ka pranuar se klienti i tij është i lumtur në Manchester City.
Guardiola është i lidhur me një rikthim në Bayern Munich, pasi “bavarezët” shkarkuan Niko Kovac.
Ka pasur spekulime që trajneri i ardhshëm i Bayernit do të jetë tekniku spanjoll, mirëpo agjenti i tij ka thënë se Guardiola është i lumtur te kampioni i Anglisë.
“Kam biseduar me Pep të mërkurën dhe është gjithmonë e njëjta, ndihet mirë në Manchester City dhe do të qëndrojë aty”, deklaroi ai.
Guardiola ka kontratë me klubin anglez deri më datën 30 qershor 2021.
Top Channel