Investimet e huaja në Shqipëri shumë shpejt pritet të hyjnë në një fazë vështirësie. Dy projektet e mëdha më ndikim afro 60% në totalin prej mbi 1 miliard euro të shifrës së investimeve të huaja direkte, janë drejt përfundimit dhe qeverisë do të duhet t’i zëvendësojë me projekte ambicioze.
Komuniteti i investitorëve dhe përfaqësues të opozitës raportojnë disa probleme, që përbëjnë pengesë në terheqjen e kapitalit të huaj, si korrupsioni, taksat e larta, siguria ligjore, ndryshimet e shpeshta të ligjit fiskal, problemet me pronën etj, ndërsa qeveria angazhohet për përimirësimin e klimës së biznesit përmes forcimit të institucioneve dhe kuadrit ligjor.
Investimet janë një burim i rëndësishëm i fluksit të parasë dhe të kapitalit në ekonomi . Por megjithë përpjeket e qeverive të ndryshme për tërheqjen e kapialit të huaj Shqipëria mbetet e fundit në rajon. Përfaqësues të investitorëeve të huaj raportojnë barriera të shumta, në ushtrimin e aktivitetit të tyre. Zyrtarët thonë se investimet e huaja direkte kanë një trend në rritje, dhe kapën një shifër mbi 1 miliard euro në vitin 2018, që sipas opozitës nuk tregon realitetin.
“Nga viti 2013 deri në vitin 2018 për investimet e huaja kanë patur një ndikim të drejtpërdrejtë Tap dhe Devolli, por 60% e kësaj vlere janë këto dy investime. Tap-i ka përfunduar 90% të investimit të tij këtë vit, dhe nga viti tjetër ai stopon. E njëjtja gjë ndodh dhe me Devollin. Ky është një problem shumë serioz për ekonominë shqiptare, sepse nuk e dimë akoma me çfarë do të zëvendësohen”- thotë Jorida Tabaku, anëtare e kryesisë së PD.
“Trendi i invesitmeve të huaja në Shqipëri këto vite ka qenë në rritje, por shumë shpejt do duhet të zëvendësojmë këto investime të mëdha me investime të tjera. Ajo që po mundohemi të bëjmë është të ndryshojmë qasje. Nga qasja në pritje në prtitje të investimeve të huaja, ne duam të bëjmë një qasje proaktive”- pohon Eduard Shalsi, Ministër shteti për mbrojtjen e sipërmarrjes.
“ Qeveria shqiptare nuk ka treguar se cilat janë prioritetet e saj, nuk ka ftuar investitorët e huaj dhe nuk ka absolutisht asnjë plan të ngjashëm, për të zëvendësuar Tap-in dhe Devoll-in me një investim të përmasave të tilla”- shprehet Jorida Tabaku, anëtare e kryesisë së PD.
“Janë disa projekte në fakt që po analizohen për t’ua paraqitur investitorëve të huaj. Kemi hidrocentralin e Skavicës, një investim rreth 350 milion euro. Nga ana tjetër kemi projektin Adriatik Pipeline që kërkon të lidhë Shqipërinë më Kroacinë. Në këtë funksion edhe Tec-in e Vlorës, kërkojmë të lidhim me Tap-in. Gjithashtu në zonën e Dumresë po studiohet për ndërtimin e një depozite të madhe gazi. Ndërkohë ka projekte siç është ai i një rafinerie shumë të madhe të përpunimit të naftës në Durrës”- shpjegon Eduard Shalsi, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes .
Investitorët shohin në Shqipëri një treg të vogël, dhe investimet e tyre i planifikojnë në një kontekst rajonal, ku Shqipërisë i duhet të konkurojë me vendet e Ballkanit perëndimor.
“Në lidhje me konkurimin Shqipëria performon shumë dobët. Amerika ka qenë partneri i 8-të i Shqipërisë në vitin 2017 dhe është tani në këtë moment partneri i 10-të, pra kemi një rënie. Ditët e fundit është diksutuar shumë raporti i Bankës Botërore i 2020-ës, Doing Business. Një nga diskutimet kryesore ka qenë diskutimi global dhe rënia që Shqipëria ka patur në lidhje me renditjen globale”- pohon Enio Jaço, President i Dhomës Amerikane të Tregëtisë./Zëri i Amerikës
Top Channel