Pse homosapiens i mbijetoi evoluimit? Çfarë ka ndodhur me humanoidet? Si do të jetë e ardhmja jonë? Nga big brother tek big data, çfarë quajmë pushtet? Homosapiens, Homodeus dhe 21 leksionet e shek. te 21-të nga hebreu Harari.
21 Leksione për Shekullin e 21
Në librin “Sapiens”, Youval Noah Harari eksploroi të shkuarën tonë. Te “Homo Deus”, ai hodhi vështrimin tek e ardhmja. Tani një nga mendimtarët më novatorë në planet i kthehet së tashmes për të kuptuar çështjet e saj më të nxehta. Si e ndryshojnë kompjuterat dhe robotët kuptimin e të qenit njeri? Si përballemi me epideminë e lajmeve të rreme? A janë kombet dhe fetë ende domethënëse? Çfarë duhet t’u mësojmë fëmijëve? “27 leksione për shekullin e 27” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota ndihet më e polarizuar se kurrë, Harari na njeh me sfidat e rrjedhës së jetës në përballjen me ndryshimin konstant dhe të pa orientuar dhe shtron pyetje të rëndësishme ekzistencialiste që secili nga ne duhet t’ia bëjë vetes për të siguruar mbijetesën. Në njëzetë e një kapituj gjithëpërfshirës, e njëkohësisht provokues dhe të thellë, Harari shtjellon më tej tezat e shpalosura në librat e tij të mëparshëm, duke hedhur dritë mbi çështjet politike, teknologjike, sociale dhe ekzistenciale dhe jep këshilla se si të përgatitemi për një botë të së ardhmes krejtësisht të ndryshme nga e sotmja: Si mund të ruajmë lirinë e zgjedhjes kur Big Data na vëzhgon? Si do të duket forca punëtore e së ardhmes dhe si do të duhet ta përgatisim veten për këtë? Si duhet të përballemi me kërcënimin e terrorizmit? Pse është në krizë demokracia liberale?
Sapiens – Një histori e shkurtër e njerëzimit
Gjithëpërfshirës, i thellë, provokuese dhe i guximshëm: Libri Sapiens ka sfiduar gjithçka që kemi ditur rreth qenies njerëzore: Mendimet tona, veprimet tona, fuqia jonë … dhe e ardhmja jonë. Një bestseller absolut përgjatë tre viteve të fundit në Amazon dhe të gjitha platformat globale të shitjes së librit.
Homo Deus – Një histori e shkurtër e se nesërmes
Youval Noah Harari, autori i librit më të shitur: “Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit”, përfytyron botën në një të ardhme jo shumë të largët, në të cilën ne do të përballemi me një sërë sfidash.
Top Channel