Vidhte aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv, arrestohet në flagrancë

18/11/2019 13:31

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një personi i cili vidhte aparatura të transmetimit të sinjalit televiziv

Ndërkohë janë arrestuar edhe dy persona të tjera, të cilët kishin shkuar të vidhnin në magazinën e një rrobaqepësie.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Vihen në pranga tre shtetas për vjedhje dhe procedohen penalisht dy të tjerë për përvetësim të mallrave të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, pas denoncimit të marrë nga qytetarët, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin dhe këqyrjes së pamjeve filmike është bërë i mundur identifikimi i autorit të vjedhjes në mënyrë të përsëritur të aparaturave të shpërndarjes së sinjalit televiziv tokësor dhe satelitor, në një kompleks pallatesh, në zonën e 21 dhjetorit.

Autori i dyshuar, shtetasi A. H., 50 vjeç është mbajtur nën vëzhgim dhe është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë duke vjedhur përsëri aparaturat e shpërndarjes së sinjalit televiziv.

Si rezultat i veprimeve të kryera, janë identifikuar edhe personat që kishin përvetësuar sendet e vjedhura nga ky shtetas, konkretisht shtetasit Sh. Xh. e P. D., banues në Tiranë, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë për “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë nga administratori i një magazine private janë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasit E. D., 50 vjeç dhe L. D., 40 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në rrugën “Shefqet Musaraj” këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës duke vjedhur në  magazinën e një rrobaqepësi.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja në bashkëpunim”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA