Zyrat e Kadastrës të rrethit të Vlorës çdo ditë i shikon të mbushura me qytetarë të shumtë ,të cilët shpresojnë se do marrin zgjidhje për pronat e tyre.
Dita e hënë dhe dita e enjte janë dy ditë të javës që qytetarët paraqiten pranë sporteleve. Prej vitesh ecejaket e tyre nuk kanë marrë asnjë zgjidhje. Në këto sportele shikon kryesisht moshatar me dokumenta në duar dhe që presin të marrin zgjidhje. Kam gati 30 vite dhe asnjë përgjigje nuk po marr, shprehet një zonjë, edhe pse banesën e kam fituar me gjyq në gjykatën e lartë këta në këto zyra me sorollasin.
S’di ku të ankohem më. Të shumtë janë dhe banorë të tjerë të rrethit të Vlorës që kërkojnë zgjidhje , por i largohen kamerës nga frika se po i panë në televizor nuk do të marrin asnjëherë zgjidhje, jashtë kamerave shumë prej tyre shprehen se shumë prona në rrethin e Vlorës si banesa apo dhe toka kanë mbivendosje, ku në një banesa ka dy ose më shumë pronar, po ashtu edhe tokat kryesisht në bregdet ka falsifikime pa fund dhe me disa pronarë, duke mos marre asnjëherë zgjidhje.
Derisa do ketë mbivendosje, falsifikime të pronave çdo ditë sportelet e Kadastrës se Vlorës do jenë me qytetarë të shumtë , dhe asnjëherë nuk do te marrin zgjidhje.
Top Channel