Ditët e sotme, operacionet plastike janë kthyer në një trend të padiskutueshëm. Rimodelimi i buzës, i hundës, zmadhimi i të pasmëve dhe gjoksit përbëjnë disa nga kërkesat më të shpeshta të shumë vajzave në botë.

Standardet e bukurisë janë imponuar edhe më shumë me futjen e rrjeteve sociale gjerësisht në jetët tona. Këto standarde kanë ndikuar deri në atë pikë sa ku nuk jemi ndjerë të kënaqur me veten dhe dëshira për tu dukur më bukur e më rehat me pamjen tonë na ka shtyrë të kryejmë ndërhyrje estetike.

Një nga këto raste është dhe historia e Natasha Croën e cila që në moshën 20-vjeçare bëri ndërhyrjen e parë dhe më pas nuk diti më të ndalej. Ajo u nis me qëllimin që të përmirësojë pamjen e saj por rezultati nuk doli ashtu siç ajo e priste.

Në fotot e fundit të postuara prej saj në rrjetet sociale vërehet ndryshimi që ka pësuar ndër vite. Natasha dukej shumë herë më e bukur në kohën kur ishte natyrale sesa tani pas shumë operacioneve të kryera dhe parave të çuara dëm.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA