NATO vlerëson me medalje trupat shqiptare me shërbim në Herat
18/11/2019 13:05
NATO vlerëson me medalje vajzat dhe djemtë e kompanisë së III “Puma” të batalionit të II të këmbësorisë me shërbim në Herat.
Lajmin e bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila shton se grupi mori vlerësimin nga NATO, “për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara në misionin Resolute Support”.
Angazhimi i Shqipërisë në mbështetje të misioneve të NATO-s vijon të jetë i palëkundur. Trupat dhe mjetet e Forcave të Armatosura, marrin pjesë në mënyrë të vazhdueshme në misionet e NATO bashkë me vendet e tjera anëtare.
Top Channel