19-vjeçari, Svenson Ong-a-Kwie është dënuar me burgim të përjetshëm, me një minimum prej 26 vite burg, për vrasjen e Jodie Chesney.

Gjatë një gjyqi të mbajtur ditën e sotme, shpërndarësi i drogës, Svenson Ong-a-Kwie së bashku me një tjetër bashkëpunëtor janë shpallur fajtorë për vrasjen e 17-vjeçares.

Gjykatësi Wendy Joseph ka dhënë dënimin për bashkëpunëtorin e tij me të paktën 18 vite burg, duke hequr kufizimet e raportimit të emrit të tij, të cilat tashmë e identifikojnë atë si Arron Isaacs.

Vdekja e Jodiet çoi në një “botë ankthi” familjarët e saj, ishte viktima e “dhunës dhe vrasjes rastësore”, tragjedi e cila ka tronditur të gjithë komunitetin.

17-vjeçarja u qëllua me thikë ndërsa fliste dhe dëgjonte muzikë me një grup miqsh në një park të Londrës, në muajin mars të këtij viti.

FOTO GALERI
3/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA