Takimi Trump-Orban, batuta e udhëheqësit hungarez për zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë: A mund ta marr me vete në Hungari? Versionet robotike të maskotave të lojërave olimpike dhe paraolimpike në Japoni kanë entuziazmuar qindra fëmijë shkolle në Tokio, të hënën, duke marrë poza sportive dhe duke shfaqur zemra në sytë e tyre elektronikë.
Eventi në një shkollë fillore, u konceptua si një shans për të shpalosur edhe avancimin e teknologjisë japoneze me të cilën vendi synon të joshë vizitorët në lojërat e 2020-ës. Rreth 600 nxënës duartrokitën pa pushim dhe thërrisnin Kawaii – këndshëm! ndërsa versionet në përmasat e një fëmije të maskotave të Tokio 2020, u prezantuan.
Bëhet fjalë për një çift maskotash robotike, Miraitova dhe Someiti, që siç thonë krijuesit mund të tregojnë ndjenjat e tyre në sytë vezullues duke shfaqur në to zemra apo yje.
Miraitova , me ngjyrat blu dhe të bardhë, është maskota e lojërave olimpike ndërsa roboti me ngjyrë rozë dhe të bardhë, Someiti, është maskota e lojërave paraolimpike.
Top Channel