Mesfushori i Juventusit, Emre Can ka pranuar se nuk është i kënaqur në Torino.

Can ka arritur të luajë vetëm 150 minuta këtë sezon dhe nuk është thirrur nga trajneri Maurizio Sarri në Ligën e Kampionëve, gjë që ka shkaktuar të kërkojë largimin gjatë afatit dimëror.

Futbollisti gjerman tha se nuk është i lumtur pasi nuk është pjesë e formacionit të parë

“Jam djalë ambicioz që gjithmonë dua të garoj në nivelin e lartë. Jam duke mësuar nga kjo kohë e vështirë. Nuk jam duke luajtur nga fillimi, andaj nuk jam i lumtur, por do të vazhdoj të punoj. Ndonjëherë stërvitem më shumë se koha e caktuar. Dua të jem gati”, deklaroi ai.

Për shërbimet e futbollistit Can interesim kanë shfaqur edhe Manchester United dhe Bayern Munich.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA