Bënë për spital 30-vjeçarin, arrestohen tre persona
18/11/2019 10:49
Policia e Beratit ka bërë me dije se ka arrestuar tre persona. Arresetimi i tyre erdhi pasi ata kanë dhunuar një 30 vjeçi cili ka përfunduar në spital.
I lënduari mësohet se nuk ka ndonjë rrezik për jetën.
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “13 Shtatori” në bashkëpunim me njeri-tjetrin, për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht shtetasin N.Ç, 30 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ”Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 88, 25 të Kodit Penal.
Top Channel