Tre ditë më parë Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit ktheu në vendin e origjinës pesticidin TILT 250 EC.

Ky fungicid ka qenë pjesë e listës së produkteve të mbrojtjes së bimëve deri në vitin 2018, pavarësisht kësaj ai u tentua të futej në Shqipëri vetëm tri ditë më parë ku inspektorët e Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit morën vendimin ta kthenin atë në vendin e origjinës.

“Në pikën doganore të Hanit të Hotit, në kuadër të aksionit zyrtar të kontrollit rigoroz është evidentuar një sasi pesticidesh, të cilat nuk ekzistojnë në listën e pesticideve të miratuar në Republikën e Shqipërisë. Në këtë rast janë marrë masa është njoftuar subjekti si dhe është bërë bllokimi dhe kthimi i këtij pesticidi në origjinë, ku ishin 800 litra”, ka thënë Azbi Arapi.

Fermerët shqiptar më të drejtë shumë herë janë ankuar për cilësinë e dobët të farave që vijnë në Shqipëri. Kësaj herë ka qenë Autoritetit Kombëtar i Ushqimit që faktuar një gjë të tillë.
“Gjithashtu në kuadrin e sezonit të mbjelljeve, inspektorët e terrenit në farmacitë bujqësore janë marrë kampione të farave të grurit dhe kemi evidentuar që 22.52 ton farë gruri është poshtë fuqisë mbjellëse, tani jemi në procedurat e asgjesimit”, ka thënë Arapi.

Nëse i referohemi buletinit statistikor të inspektimeve të realizuar nga AKU gjatë një periudhë kohore nga janari i vitit 2019 e deri më tani janë asgjësuar afërsisht 453 mijë ton ushqime jashtë standardit.

Top Channel