Agjenti lë të hapur gjithçka, Guardiolën mund ta shohim në krye të Bayern Munich

18/11/2019 19:26

Bayern Munich ka konfirmuar Hansi Filick në krye të stolit të skuadrës deri në fund të këtij sezoni pas shkarkimit të kroatit Niko Kovac, por drejtuesit e klubit bavarez po punojnë për të gjetur trajnerin e sezonit të ardhshëm.

Erik ten Hag, Thomas Tuchel dhe Pep Guardiola janë tre emrat që qëndrojnë në pole-position dhe janë në krye të listës së dëshirave të krerëve më të lartë të Bayern.

Emri më sygjestinues është ai i një rikthimi të mundshëm të Pep Guardiolës, i cili ka kontratë me Manchester City-n deri në verën e vitit 2021. Agjenti i trajnerit katalanas Josep Maria Orobitg, ka theksuar se në futboll asgjë nuk është e sigurt dhe asgjë nuk është e pamundur duke hapur një dritare për një rikthim të mundshëm të Guardiolës te Bayerni.

Të gjithë do të ishin të lumtur për të parë sërish Pep tek bavarezët dhe diçka të tillë e konfirmoi dhe presidenti i ri i klubit Herbert Hainern i cili zuri vendin e Uli Hoeness. Guardiola është një trajner i madh por ka një kontratë me Manchester City-n u shpreh Hainer i cili nënvizoi se te Bayerni duan gjithmonë trajnerin më të mirë të mundshëm.

Top Channel