Profesioni i tij është stomatolog, i pelqën shumë të shkruajë dhe të botojë ndërsa pasioni më i madh, është agronomia. Madje shpesh herë eksperimenton duke bërë bashkë mjekësinë me pemtarinë. Shembull është kjo pemë që prodhon bashkë, limonin, mandarinën dhe portokallin.

Për Mark Bobnaj, sekreti qëndron tek fantazia dhe dëshira për të punuar sa më shumë.

Ai tregon një shishe me raki të prodhuar nga vetë ai, por e veçanta qëndron tek fakti, se benda shishes janë rritur tre fruta.

Pasioni për agronominë, thotë Marku, do t’i ndalojë vetem  në momentin kur fantazia do t’i shterrojë dhe nuk do të mund të sjellë më  diçka të re, të padëgjuar më parë.

Klodian Zhivani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA