Për dy ditë rresht, fshati ka ardhur në qendrën e Tiranës. Sheshi Skënderbej është shndërruar në një fermë të madhe, ku seksioni më i vizituar nga të vegjël e të mëdhenj, është ai me kafshë, si lopë e viça.

“Është shumë atmosferë e bukur. Unë bleva vaj ulliri të mirë nga Fieri. Kemi konsumuar bio dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, për fëmijët tanë. Të gjitha gjërat që konsumojmë janë me gjilpëra dhe kimikate, por këtu ka prodhime të shkëlqyera”- shprehet një qytetar.

“Unë mora mjaltë Stëbleve”- u shpreh një tjetër qytetar.

“Ne prodhojmë 8-9 kuintalë në vit dhe e shesim të gjithin, thotë një prodhues mjalti. Ne i shesim prodhimet tona artizanale, online”- tha një prodhues.

Rreth 400 prodhues janë mbedhur në panairin “Shqipëria punon tokën”, e më qindra qytetarë po i vizitojnë stendat në kërkim të prodhimeve 100% bio , 100% shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA