Kishte hyrë në banesë për të vjedhur, policia e arreston në flagrancë
17/11/2019 12:46
Është arrestuar në flagrancë shtetasi M.Y., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij pasi ky shtetas është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë banesën e shtetases B.A në lagjen “Bashkimi” të Vlorës.
B.A dyshohet të jetë autorë i 5 vjedhjeve të tjera për të cilat Policia po punon për dokumentimin e plotë të tyre.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.
Top Channel