Kapen me lëndë narkotike, 4 të rinj përfundojnë në pranga
17/11/2019 10:56
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E.A., 25 vjeç; J.A., 22 vjeç; D.D., 20 vjeç dhe A.T., 26 vjeç, banues në Pogradec.
Shtetasit e mësipërm, janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në lagjen nr.1, me një sasi të dyshuar lënde narkotike, një pjesë të së cilës e kishin ndarë në doza gati për shitje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.
Top Channel