By-pass-i i Fierit nuk mund të përfundojë deri në 28 nëntor të këtij viti, siç premtoi ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ditën e hapjes së tij në vetëm një korsi.

Në vëzhgimin e bërë nga kamera e Top Channel rezulton se 10 ditët e mbetura deri në datën 28, janë të pamjaftueshme për mbajtjen e premtimit, pasi punimet po ecin me ritme të ngadalta. Disa pjesë të rrugës janë pa asfaltuar, ndërkohë që nuk kanë përfunduar ende mbikalimet dhe nënkalimet. Këto të fundit, që prej hapjes së by-pass-it 5 muaj më parë, janë kthyer në makth për banorët që kanë shtëpitë dhe tokat bujqësore në të dy anët e rrugës.

Shqetësimet e banorëve pritet të marrin fund pas ndërtimit të rrugëve dytësore në të gjithë gjatësinë e rrugës, ashtu siç është parashikuar në projekt. By-pass-i i Fierit ka një gjatësi prej 22 km dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin rrugor drejt jugut të vendit. Punimet do të përfudnojnë në muajn shkurt të vitit që vjen.

Shpëtim Cane

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA