Refuzoi kërkesën e PD-së, votim elektronik në zgjedhjet e brendshme të PS-së
16/11/2019 12:13
Partia Socialiste po zhvillon sot zgjedhje për delegatët në kongres dhe për herë të parë në Shqipëri po përdoret edhe votimi elektronik.
Rama u shpreh se votimi është ofline dhe askush nuk mund të ndërhyjë nga jashtë për ta manipuluar.
Votimi elektronik ka qenë një kërkesë e Partisë Demokratike prej kohësh dhe është refuzuar nga PS-ja, ku në 2015 pati një tentativë por dështoi.
Ky lloj votimi ishte edhe një nga kërkesat e Bashës për të hyrë në zgjedhjet që u zhvilluan më 30 qershor.
Top Channel