Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pezë të Tiranës, ku policia ka vënë nën pranga një 58-vjeçar, i cili pas konfliktit me të vëllain për motive pronësie ka dhunuar fizikisht edhe mbesën e tij.
Është arrestuar shtetasi P. S., 58 vjeç, banues në fshatin Maknor, si dhe është shpallur në kërkim djali i 58-vjeçarit, i cili gjatë konfliktit qëlloi me armë zjarri në drejtim të mjetit të xhaxhait të tij.
58-vjeçari është konfliktuar për motive pronësie me vëllain e tij, shtetasin XH.S., dhe gjatë konfliktit ka dhunuar fizikisht mbesën e tij (vajzën e shtetasit Xh. S.) duke i shkaktuar lëndime në trup.
Materialet i janë referuar për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Dhunë në familje” në ngarkim të shtetasit P. S., dhe veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kanosje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, në ngarkim të shtetasit E. S.
Top Channel