Kryebashkiaku Veliaj mban një tjetër premtim. Fëmijët e njësisë nr.2 në Tiranë do të kenë mundësi të argëtohen në hapësirën dedikuar tyre, për të cilën punimet po vijojnë me intensitet.

Parku i fëmijëve në Sauk po merr formë dhe shumë shpejt do të vendosen edhe module të ndryshme lojërash, duke krijuar në këtë mënyrë për herë të parë një mjedis të dedikuar për fëmijët edhe për banorët e kësaj lagjeje të vjetër të kryeqytetit, por që për shumë vite është lënë në harresë.

Këndet e lojërave dhe hapësirat çlodhëse për të gjitha grupmoshat po shtrihen në çdo lagje të qytetit. Bashkia e Tiranës po i shtrin investimet në nivel kapilar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA