Kryeministri Edi Rama ka votuar sot në zgjedhjet që partia socialiste po mban për zgjedhjen e delegatëve dhe për herë të parë po testohet votimi elektronik.

Kryeministri është ndalur më pas ku u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

I pyetur nga Muhamed Veliu në lidhje me kërcënimin që ka marrë ai është shprehur:

Nuk janë tema që më shqetësojnë dhe interesojnë, ajo që më shqetëson është dhënia e një shtyse të re procesit qeverisës së këtij mandati.

Shtysë që fillon me ligjin special kundër atyre që janë shpërndarë në territore të caktuar dhe mendojnë se llogaritë i kanë mbyllur.

Por i kanë të hapura për çdo lloj pasurie që kanë vendosur.

/A.Pali/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA