Fundjava do jetë pa rreshje/ Temperatura deri ne 23 gradë, shiu do vijë javën që vjen
16/11/2019 15:20
Fundjava e tretë e nëntorit do të jetë pa reshje. Temperaturat do të jenë më të larta se gjatë ditëve të javës që lamë pas, duke shënuar vlerat 22-23 gradë celcius…
“Sot deri nesër pasdite nuk do të kemi reshje të dendura shiu në territor. Moti do të jetë me vranësira por do të ketë dhe kthjellime…”, ka thënë Adiola Bani, meteorologe.
Ndërsa rënia e temperaturave kthehet në orët e vona të së dielës, e me to dhe shiu; duke pasuar këto kushte atmosferike edhe përgjatë javës.
“Java që vjen do të ketë reshje me temperature minimale 2- 3 gradë në zonat verilindore ndërsa mesatarja 18 gradë…”, shton Bani.
Top Channel