Alarm se po vidhet banka, endacaku “ngre” shtetin në këmbë
16/11/2019 13:46
Tirana fatkeqësisht është e mbushur me endacakë dhe njëri nga ata ka “ngritur” sot në mëngjes shtetin në këmbë.
Rreth orën 04:30 minuta policia ka marrë një njoftim që në zonën e Kombinatit po tentonin që të grabisnin një bankë.
Gjithashtu ka rënë edhe alarmi i bankës, konfirmuan burimet për Anila Hoxhën.
Në vendngjarje ka mbërritur me urgjencë policia dhe zjarrëfiksja, dhe alarmi ka rezultuar fals.
Pasi kanë shuar zjarrin policia ka këqyrur kamerat e sigurisë dhe ka kuptuar që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Gjithsesi nga zjarri i ndezur ka pasur edhe disa dëme ku është krisur xhami i bankës si dhe është nxirë për shkak të tymit.
/A.Pali/
Top Channel