Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar në studion e Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja për të folur në lidhje me situatën politike në vend.

Dyrnjaja: Sot kemi dy anëtare të Gjykatës Kushtetuese të cilat kanë një vend, njëra e dekretuar nga presidenti i Republikës, tjetra shkoi tek noteri. A mund të kemi anëtare të Gjykatës Kushtetuese me noterim? Nuk shkon si llogjikë apo jo?

Ngjela: Ti nuk mund të thuash shkon apo nuk shkon vetëm do bësh pyetje?

Dyrnjaja: Unë pyetje bëra, por në mënyrë retorike.

Ngjela: A ka ndodh ndonjëherë kjo? Ka ndodh.

Dyrnjaja: Më thoni…

Ngjela: Ka ndodh në Amerikën e Jugut, me president si ky.

Dyrnjaja: Po thoni që është një precedent i ardhur nga jashtë?

Ngjela: Po ndodh ore me gjithë të çmendurit, ore zotëri, kur ti president e ke njeri që nuk pranon shtetin natyrisht që do veprosh ndryshe.

Dyrnjaja: Kjo është një servirje nga jashtë?

Ngjela: 100%, unë doja ta thoja por u mata, por kur e pash që e bënë e kuptova që është skemë e jurisprudencës amerikane. Jua shpjegojnë ata kaq mirë bukur, mos u ngutni nuk jeni profesionist.

Unë e di që është precedent amerikan, bilës edhe anglez deri diku.

/A.Pali/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA