Ekzekutoi ish-vjehrrin dhe mori peng të fejuarën në Roskovec, vetëvritet pas disa orësh negociata autori Nertil Buzi
Një shtetase me iniciale A. L., 33 vjeçe, lindur në Përmet dhe banuese në Tiranë ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të renda”.
Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
33 vjeçarja ka mashtruar shtetasin B. Z., me banim në Tepelenë, duke i marrë 50 000 euro, me pretendimin se ishte juriste pranë Gjykatës së Lartë Tiranë dhe me njohjet që ajo kishte do të ndikonte pranë trupës gjykuese në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë dhe në Gjykatën e Lartë për të nxjerrë nga burgu shtetasin A. M., i dënuar me 30 vjet heqje lirie, për një vrasje në rrethana rënduese që kishte kryer në Memaliaj, në vitin 2015, i cili është duke vuajtur dënimin në IEVP Bënçë, në Tepelenë.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Top Channel