Vrasja në Ksamil/ U la në burg pasi tentoi të largojnë me makinë Vatën drejt Tiranës, shtetasi turk në Gjykatë: Më tha jam rrëzuar me motor, kërkoi…
Mëngjesin e sotëm, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferrllari kanë mbërritur në Gjykatën Kushtetuese.
Fillimisht është shfaqur Xhaferllari, që i ka përshëndetur me një “mirëmëngjes” gazetarët e pranishëm, e më pas Vorpsi, e cila e pyetur sa i takon Gjykatës Kushtetuese ka preferuar të përgjigjet me “mos u lodhni kot”, raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu.
Prania e tyre në Kushtetuese vjen pas polimikave mes mazhorancës dhe presidencës. Mbi rastin e Xhaferllarit, mazhoranca mendon se dekretimi ishte i jashtëligjshëm dhe një shkelje tjetër e radhës nga presidenti. Përsa i takon Arta Vorpsit, edhe këtë të fundit e shoqëron një tjetër problematikë. Vorpsi nuk ka preferuar të shkojë në presidencë për të bërë betimin përpara një notereje.
Po kështu ka mbërritur edhe Besnik Muçi, ndërkohë që pritet të vijë Fjona Papajorgji dhe Elda Toska.
Top Channel