Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, që u arrestua në protestën e banorëve të “Astirit” në kryeqytet, foli në emisionin “Open” në Top Channel për arrestimin e tij dhe për përplasjet mes banorëve dhe policisë.
“Protesta për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dha protesta e ‘Astirit’ kanë qenë të ndërlidhura njëra me tjetrën. Shumë nga banorët e ‘Astirit’ kanë ardhur tek Teatri Kombëtar dhe disa nga anëtarët e aleancës kanë mbështetur protestën e banorëve të ‘Astirit’. Unë atje nuk kam shkuar si pedagog, por si qytetar. Sepse në Tiranë dhe në Shqipëri po vidhet çdo centimetër tokë duke pastruar paratë me kullat që po ndërtojnë”, tha Goci.
Ndërkohë, Jamarbër Malltezi, përfaqësues i PD-së, tha se dhuna që u ushtrua ndaj banorëve të ‘Astirit’ mund të evitohej. Kjo për arsye se Shqipëria është pjesë e një sërë konventash, siç është ajo e Aarhusit. Me ligj duhet të bëhet një dëgjesë publike. Duhet shkuar bërë inspektimin dhe matjen e kostos së banesave. Kjo nuk ndodhi. Shteti u nis dhe dhunoi banorët”, tha Malltezi.
Përballja me banorët e “Astirit”, Arbjan Mazniku tërhiqet nga emisioni “Open”
Top Channel