Betohet Elsa Toska, gjyqtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese
14/11/2019 19:34
Është betuar pak minuta më parë gjyqtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese. Ceremonia e betimit të Elsa Toskës u zhvillua përpara presidentit Ilir meta.
Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta:
“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”
Toska i bashkohet Besnik Muçit në gjykatën më të lartë të vendit, ndërkohë që mbrëmjen e sotme pritet edhe betimi i Fiona Papajorgjit dhe Marsida Xhferllarit.
Debati mbi dekretin/ Xhaferllari betohet para Metës si gjyqtare e ‘Kushtetueses’
Betohet edhe Fiona Papajorgji, Gjykata Kushtetuese me 4 anëtarë të rinj
Top Channel