Në zemrën e Saharës Perëndimore, dikur qytet që strehonte një garnizon ushtarak e sot një magnet për turistët, ka lulëzuar një pasion i veçantë për vendas e të huaj: ngritja e balonave.
Njerëzit zbuluan se bregdeti i rrethuar prej shkretëtirës kishte erëra që mund të konsiderohen të përsosura për sportin e tyre.
“Këtu ka vetëm diell, dallgë dhe erë. Elementët kundërshtarë të natyrës në i përdorim për ti kthyer ne avantazhin tonë, dhe sot I kemi aleate të shkëlqyer për ngritjen e balonave”.
“Ka pasur një kohë kur këtu në Dakhla, zbriste një avion në javë. Sot është kthyer në destinacion botëror për balonat”, ka thënë politikani, Mohamed Cherif.
Numri i turistëve në zonë është rritur nga 25,000 në vit që ishte në 2010, në 100,000 sot. Vendi i ish garnizonit te braktisur spanjoll është kthyer në një burim të vyer të ardhurash . Por aty ka ende pretendime territotriale.
Në vitet 70, Maroku e aneksoi Saharanë perëndimore, e ndonëse një mision i Kombeve të Bashkuara u vendos për të monitoruar armëpushimin dhe për të përgatitur një referendum për pavarësinë e saj, por ai nuk u materializua kurrë.
Irida Vasia
Top Channel