Në kohën e komunizmit, njerëzit silleshin me forcë në kampin e internimit ne Torovicë të Lezhës, ndërsa vitet e fundit nga varfëria, familje nga zona të ndryshme malore kanë ardhur ne ish-kampin e të burgosurve në Torovicë për një jetese më të mire, por vetëm një jetesë më të mirë nuk e gjeten ata prej vitesh përballen me skamjen dhe me harresën.

Marie Vela e ardhur nga Mirdita ne Torovicë  tregon se problemet që përballen këta banore janë të shumta, siç janë mungesa e ujit të pishëm, rrugët dhe banesat që vetëm emri u ka mbetur i tille.

Mrika Deda dhe Dila Lleshi të ardhura po ashtu nga pjesa verilindore e Shqipërisë.

Nuk janë në internim. Nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite. Por, kushtet ku jetojnë sot banorët e ardhur nga të gjitha zonat malore të Shqipërinë në ish-kampin e Torovicës, tregojnë të kundërtën.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA