FOTOT/ Prishen ndërtimet e kompensuara te Astiri, përfundon bllokimi 2 vjeçar i Unazës
12/11/2019 08:13
Nisi sot në mëngjes prishja e të gjitha ndërtimeve të kompensuara te zona e Astirit, të cilat i hapin përfundimisht rrugën realizimit të projektit për Unazën e Madhe, që do të çlirojë Tiranën nga trafiku.
Punonjësit e IKMT-së kanë filluar herët në mëngjes me shembjen e godinave pa leje në gjurmë të Unazës, ndërkohë që të gjitha familjet kanë marrë kompensimin sipas ligjit.
Bie kështu bastioni i përbetuar i Astirit, ndërkohë që zyrtarët e PD-së i ka gjetur në gjumë.
Top Channel