Pasi dha dorëheqjen, presidenti i Bolivisë, Evo Morales, u strehua në Meksikë, e cila i ofroi azil politik, ndërkohë që në vendin e tij vazhdojnë trazirat.

Presidenti shkroi në Twitter se ai do të rikthehet me më shumë forcë e energji, ndërkohë që në vend e ka marrë pushtetin ushtria, e cila po mbështet policinë në përplasjet me mbështetësit e Moralesit.

Presidenti postoi një foto në Twitter ku shkruan: “Kështu ishte nata ime e parë pasi u largova nga presidenca, i detyruar nga grushti i shtetit të Mesas dhe Kamaços, me ndihmën e policisë”.

Opozita në Bolivi kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve dhe i quajti të manipuluara. Pak ditë më parë, protestuesit u panë të merrnin peng një kryetare bashkie, të cilën e lyen me bojë të kuqe dhe e mbajtën për katër orë.

FOTO GALERI
7/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA