Sulm seksual dhe grabitje ndaj një vajze të re në Milano/ Arrestohen dy vëllezërit ukrainas, i mituri abuzoi me viktimën
Këtë të hënë paradite Kuvendi është mbledhur për të votuar edhe dy anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Para nisjes së diskutimit, socialistët janë konsultuar me njëri tjetrin për procesin.
Fotoreporterët kanë fiksuar momentet kur konsulta është zhvilluar mes numrit dy të Partisë Socialiste Taulant Balla, kreut të komisionit të ligjeve Ulsi Manja, deputetit Alket Hyseni, si dhe socialistja Vasilika Hysi.
Pas kësaj bisede Balla ka kaluar në kampin e opozitës së re dhe është parë duke biseduar me deputetin Alimadhi dhe përfaqësues të tjerë të opozitës.
Plotësimi i vendeve të Gjykatës Kushtetuese është një nga prioritetet e mazhorancës. Dy ditë më parë Taulant Balla, tha se të hënën gjykata Kushtetuese do të bëhet me 5 anëtarë dhe në pranverë do të jetë tërësisht funksionale.
Top Channel