Në polici për atentatin? Kejvina Kthella: Po abuzoni; do përgjigjeni shumë shpejt

09/11/2019 18:13

Gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme se modelja Kejvina Kthella është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje. Emri i saj lidhej me një prej të arrestuarve për atentatin në mbikalimin e Shkozetit, ku humbi jetën një person.

Por vetë modelja ka reaguar duke hedhur poshtë këto lajme. Ajo pretendon se po abuzohet në media me emrin e saj dhe paralajmëron kundërpërgjigje për artikujt.

“Gazeflliqësira, do përgjigjeni shumë shpejt për këto artikuj që keni përdorur në emrin tim! Po abuzoni si kafshët, plehra”, shkruan Kejvina në rrjetet sociale.

Në atentatin në mbikalimin e Shkozetit mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jetë shoferi Andi Maloku, ndërsa plagë morën Arjan Ndoja, prokuror i Durrësit, dhe Aleksandër Laho, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar shtetasin Redjan Rraja si i dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA