I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, instruktori i yogas, Klodian Murati, foli rreth rëndësisë së kësaj praktike për shëndetin e trupit dhe mendjes.

Ai tregoi se disa pozicione të yogas i kujtojnë gjyshen dhe gjyshet shqiptare në përgjithësi, të cilat pa dijeninë e tyre paskan realizuar ushtrime yoga gjatë aktivitetit të tyre të përditshëm.

Sipas tij, në momentet kur ato uleshin për të ndezur zjarrin apo për të hapur petë, merrnin pozicione tipike të yogas, pozicione këto që jepnin avantazhe në shëndetin e tyre dhe i ndihmonin për të patur një jetë pa strese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA