Alvin Berisha ka arritur të dalë nga kampi i ferrit në Siri, ku qëndroi i vetëm për një kohë të gjatë. Operacioni i shpëtimit u bë i mundur falë negocimit të Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, autoriteteve italiane dhe bashkëpunimit nga autoritetet shqiptare.
Shpëtoi Alvin, njihuni me konsullin biznesmen të Shqipërisë që identifikohet si “qytetar i botës”
Këto janë foto të reja që tregojnë momentet pasi Alvin kishte kaluar kufirin me Sirinë dhe ndodhej i sigurtë në Liban.
Forca të ushtrisë libaneze, si dhe agjentë të shërbimit sekret shihen teksa qëndrojnë krah vogëlushit, i cili do të bashkohet së shpejti me familjen e tij në Itali.
Me ndihmën e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe u arrit hyrja në kampin nën kontrollin e milicisë kurde dhe u paraqitën të gjitha dokumentet. E gjithë lëvizja është mbajtur nën terr informativ për të mos rrezikuar jetën e Alvin, por edhe për të negociuar më lehtë me autoritetet kurde. Me vullnetarët e gjysmëhënës Alvin është transportuar në Damask ku qëndroi një natë e më pas në rrugë tokësore është nisur drejt kufirit mes Sirisë dhe Libanit. Gjatë kësaj kohe fëmija ka kontaktuar me të atin disa herë, i cili e ka qetësuar se shoqëruesit e tij ishin miqtë e tij.
Në pritje të Alvin! Avokati i familjes Berisha: Operacioni vijon
Top Channel