Vajza e presidentit të ekipit të Tiranës Refik Halili, Goldi, ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth angazhimit administrativ në ekipin e bardhebluve.
Pas studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 24 vjeçarja zbuloi për herë të parë se arsyeja për të cilën nuk mundi të diplomohej atje ishte për shkaqe shëndetësore.
Që në moshën 12 vjeçare, Goldi konstatoi se kishte një deformin në shtyllën kurrizore, konditë që ndryshe njihet si sëmundja e skoliozës.
Pas trajtimeve të vazhdueshme, ajo tregoi se iu desh të kryente një ndërhyrje kirurgjikale, që fatmirësisht shkoi shumë mirë.
Goldi pranoi se aktualisht ndihet mirë dhe një nga dëshirat e saj më të mëdha është përcjellja e mesazheve sensibilizuese ndaj skoliozës dhe jo vetëm.
Top Channel